Insajderi
Lajme

Alban Hyseni shpall fitoren: Gjilan, të dua me zemër!

Insajderi
09 November 2025 - 20:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Alban Hyseni shpall fitoren: Gjilan, të dua me zemër!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka shpallur fitoren në balotazhin për Komunën e Gjilanit.

Sipas të dhënave të fundit (të përditësuara në orën 20:29), janë numëruar 130 nga 133 vendvotime, ose 97.74% e totalit. Hyseni ka marrë 21,686 vota, që përbëjnë 61.09%, ndërsa kandidati i LDK-së, Arbër Ismajli, ka siguruar 13,815 vota ose 38.91%.

Pas publikimit të këtyre rezultateve, Hyseni ka reaguar në rrjetet sociale, duke shkruar:

“Gjilan, të dua me zemër! ❤️ Shihemi në festën e fitores në orën 21:30 te Teatri i Qytetit.
BASHKË!”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark