Insajderi
Zgjedhjet 2026

Alban Hyseni viziton Liqenin e Livoqit: Do ta ruajmë dhe transformojmë këtë zonë për qytetarët e Gjilanit

Insajderi
10 October 2025 - 14:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Alban Hyseni viziton Liqenin e Livoqit: Do ta ruajmë dhe transformojmë këtë zonë për qytetarët e Gjilanit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni, ka vizituar Liqenin e Livoqit, një nga zonat më të bukura të komunës.

Hyseni, së bashku me kandidatët për Asamble, Bajram Isufi dhe Hekuran Rapuca, si dhe drejtorin për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabanin, takuan Shoqatën e Peshkatarëve për të diskutuar mbi rëndësinë e investimeve komunale në këtë zonë.

Ai tha se shtegu i ecjes, qasja më e lehtë drejt liqenit, pastrimi i zonës me ndihmën e aktivistëve dhe qytetarëve, si dhe ndriçimi dhe instalimi i kamerave, do ta transformojnë Liqenin e Livoqit në një vend të bukur, të pastër dhe të dashur për qytetarët.

“Do të vazhdojmë ta ruajmë Liqenin e Livoqit, që të mbetet gjithmonë vend i bukur, i pastër dhe i dashur për qytetarët tanë”, shkroi Hyseni në postimin e tij.

BASHKËpërGjilanin


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark