Artistja e njohur shqiptare, Miriam Cani, feston ditën e sotme (e enjte) ditëlindjen.
E lindur më 30 maj të vitit 1985, këngëtarja ka mbushur plot 39 vite jetë.
Me këtë rast mori urime të shumta e një i veçantë nuk mungoi nga partneri i saj prej shumë vitesh, Alban Skënderaj.
Ai ka zgjedhur fjalët më të mira për bashkëshorten, ndonëse thekson se kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë për asnjërin prej tyre.
Postimi i plotë i Albanit (pa ndërhyrje):
“Ditet qe po kalojme kete periudhe perfshire dhe diten e sotme jane komplet e kunderta e kesaj foto. Ngarkese, sfida, emocione te medha dhe pak ore gjume! Por synimi eshte teper i madh bashke me kenaqesine dhe lumturine qe vjen pas.
Kete s‘mund ta perballoja pa mbeshtetjen dhe qetesine qe ti me dhuron si ne familje ashtu dhe ne pune me angazhimin dhe keshillat e tua te perditshme.
GEZUAR DITELINDJEN dashuri dhe mbas dates 6 te premtoj pushime nga ato qe ke qejf ti”.