Kandidatja për deputete nga Aleanca, Albana Bytyqi, ka theksuar se familja duhet të mbetet në qendër të politikave shtetërore, duke e cilësuar atë si themelin mbi të cilin ndërtohet një shoqëri e shëndoshë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, Bytyqi ka deklaruar se kujdesi për familjen do të vazhdojë të jetë prioritet i angazhimit të saj politik.
Ajo ka renditur disa fusha që, sipas saj, kërkojnë mbështetje të vazhdueshme, duke përmendur shtesat për fëmijë, përmirësimin e cilësisë në arsim, shëndetësinë, kujdesin për të moshuarit, fuqizimin e grave dhe vajzave, si dhe krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë.
“Një Kosovë e fortë nuk ndërtohet vetëm me projekte, por me njerëz që ndihen të mbështetur, të respektuar dhe të vlerësuar”, ka shkruar Bytyqi.