Kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputete në Kuvendin e Kosovës, Albana Bytyqi, ka zhvilluar një takim me pensionistët e komunës së Suharekës. Takimi u përqendrua në diskutimin e përvojave, shqetësimeve dhe nevojave të kësaj kategorie shoqërore.
Gjatë bashkëbisedimit, pensionistët ndanë me kandidaten shqetësime që lidhen me mirëqenien, kujdesin institucional dhe sigurinë sociale.
Ky është postimi i saj i plotë:
Sot u takuam me pensionistët e Suharekës, njerëz që me punë, sakrificë dhe dinjitet ndërtuan themelet e këtij vendi.
Zëri i tyre, përvojat dhe shqetësimet e tyre meritojnë respekt dhe vëmendje të vazhdueshme, dhe e kemi bërë e do ta bëjmë sërish.
Jam dhe do të jem pranë tyre, për më shumë kujdes, dinjitet dhe siguri sociale, sepse një shoqëri e fortë nuk i harron ata që i dhanë energji e punë vendit.
Prandaj ne presim përkrahje.