Insajderi
Show

Albërije Hadërgjonaj rikthen përplasjen me Ardit Gjebrean: Mua nuk më bën artiste askush

Insajderi
29 July 2026 - 22:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Albërije Hadërgjonaj rikthen përplasjen me Ardit Gjebrean: Mua nuk më bën artiste askush
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj është rikthyer te përplasja e saj me moderatorin Ardit Gjebrea, duke treguar edhe një herë arsyen që, sipas saj, ka sjellë krisjen e raportit mes tyre.

E ftuar së fundmi në emisionin “Live From Tirana”, Albërija foli për karrierën e saj, por nuk e shmangu as këtë episod.

Ajo ka treguar edhe më herët se gjithçka lidhet me pjesëmarrjen e saj në festivalin “Kënga Magjike” dhe mënyrën e votimit, pasi kënga e saj nuk arriti të kualifikohej në finale.

Sipas këngëtares, rezultati kishte shkaktuar habi, ndërsa reagimi i saj në atë kohë solli edhe një përplasje me Ardit Gjebrean.

“U çuditën të gjithë njerëzit kur kënga ime nuk hyri në finale. E kam thënë edhe te ‘Kënga Magjike’, Arditit i ka ngelur hatri, patëm një përplasje”, është shprehur ajo.

Albërija theksoi se karrierën dhe suksesin e saj ia atribuon talentit dhe punës së bërë ndër vite, duke deklaruar se nuk ka nevojë për miratimin e askujt për t’u konsideruar artiste.

“Mua nuk më bën artiste as Ardit Gjebrea dhe asnjë njeri në botë. Mua më ka dhënë Zoti një talent dhe kam punuar fort. Unë nuk jam servile, mua nuk më bëhet vonë për askënd në botë. Unë jam Albërije Hadërgjonaj dhe kërkoj drejtësi”, deklaroi këngëtarja.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark