×
  • Lajme
  • Lajme

    Albert Malishevës i ndryshohet masa e arrestit shtëpiak, dërgohet në burg

    Insajderi
    05 July 2024 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit ka marrë vendim që të dyshuarin për fajde Albert Rrexhepi i njohur ndryshe si “ Abert Malisheva”, ta rikthejë në burg.

    Kjo u konfirmua për Gazeta Insajderi nga avokati i tij, Driton Musliu.

    Ai ka thënë se për një vendim të tillë është njoftuar përmes telefonit nga ana e gjyqtarit të rastit, por që shkresë zyrtare ende nuk ka pranuar.

    “Po i është ndryshuar vendimi nga arresti shtëpiak në burg. Kjo më është kumtuar përmes telefonit nga ana e gjyqtarit, mirëpo ende nuk kam marrë shkresë zyrtare”, ka thënë Musliu për Insajderi.

    Gazeta Insajderi raportoi gjatë ditës së si Gjykata e Apelit kishte marrë vendim që Albert Rexhepin, i njohur si Albert Malisheva, të lihet në arrest shtëpiak, derisa dy persona tjetër të mbesin në paraburgim.

    “Refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve Mefail Shkodra, avokat Bajram Sherifi, Edonis Shkodra me avokat Rifat Kelmendin, ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 21 qershor 2024 vërtetohet”, thuhej në aktvendimin fillestar të Gjykatës së Apelit.

    Albert Rexhepi, Mefail dhe Edonis Shkodra dyshohen sipas prokurorisë se në vazhdimësi kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdesë duke e detyruar të njëjtën të veprojë në dëm të pasurisë se tij.

    Si rezultat i veprimeve të kundërligjshme të dyshuarit i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600 mijë euro, duke e detyruar viktimën që ta mbyllë dhe ta shes kompaninë e tij.

    Insajderi kishte raportuar ditë më parë për afërsinë e “Albert Malisheves” me disa nga policët e Kosovës. Të njëjtit së bashki kishin publikuar edhe fotografi në rrjete sociale.

    Të gjitha raportimet nga Gazeta Insajderi për Albert Malishevën mund t’i lexoni në linqet e mëposhtme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark