Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është përplasur me kryeministrin, Albin Kurti për shkak qëndrimit të këtij të fundit rreth çështjes së Asociacionit, shkruan Insajderi.
Abdixhiku e ka akuzuar Kurtin për polarizim të qëndrimeve, si rrjedhojë ai i ka thënë se është detyrë e Qeverisë Kurti që në Veri të ndodhi çarmatosja.
“Albin a je i vetëdijshëm që je kryeministër i Republikës së Kosovës qe heqja e armëve është përgjegjësi kushtetuese e jotja dhe e organeve të rendit në Kosovë, dhe jo çështje e dialogut me Serbinë. A e dinë këtë gjë, si mendon që është kusht çarmatosja është e jotja policisë, e ministrit të brendshëm ku e ki. Si është kusht. Jo 6, 22 udhëzime i ke prej Gjykatës Kushtetuese, të gjitha i ki me një vend, respektim i rendit kushtetues të Kosovës. Nuk ka polarizim më të madh në dy tri fjalitë tua sesa sot njëherë thua do ta implemtojë marrëveshjen e 2013, më pas Asociacion të Sharrit, Bjeshkëve të Nëmura. A je i vetëdijshëm cka po flet. Si me I pas dy pole të mendimit në një vend. A je mirë”, ka thënë Abdixhiku në Kuvend përcjell Insajderi.
Në replikë, Kurti ka kërkuar të ruhet qetësia.
“Ju lutem ta ruani qetësinë dhe racionaliteti”, tha ai.
“Qetësi dhe racionalitet. Ato 22 udhëzimet e Gjykatës Kushtetuese, tregojnë sa herë kryetari juaj i nderit e ka shkelur Kushtetutën. Profesori që do thoshin disa edhe unë. E dyta është që edhe njëherë unë ju falendeorjë, se ka deputetë që s’janë të pranishëm që I dëgjuat me vëmendje këto 6 kushte dhe që nuk dhatë mendime për heqjen e ndonjërit, me përjashtim të deputetit Adixhiku, të cilin nuk po e kuptojë a po sugjeron të hymë me forcë në Veri. A është duke e sugjeruar këtë gjë, unë deputetin Abdixhiku e kam pasur ministër edhe deputeti Hoti që s qenka këtu e kam pasur zëvendës. Vec me ju tregu dicka për këtë aspekt zëvendësministri Bislimi dhe ministri Murati cilido prej tyre këta dy bashkë nuk janë se qereku i njërit prej tyre. Unë e kam pasur edhe zëvendës edhe ministër i njohë shumë mirë. E kam pasur edhe ministrin e punëve të brendshme për një kohë të shkurt, nuk kanë pasur këso idesh. Këtyre idetë ia dirigjon karriga…”, deklaroi kryeministri.