×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurtin e merr malli për Vuçiqin: Na ftoni sa më parë në takime më të shpeshta

    Insajderi
    02 February 2023 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar me një kërkesë Joseph Borrell, kryediplomatit evropian.

    Ai ka kërkuar që Borrell ta ftojë në takim Kurtin e Vuçiqin për të diskutuar rreth planit franko-gjerman.

    “Kemi punuar ta arrijmë dakordimin lidhur me dakordimin franko-gjerman të prezantuar më 9 shtator 2022. Këtë propozim e shohim si bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme. Dhe jemi të interesuar që i njëjti të finalizohet e nënshkruhet nga palët. Andaj kërkojmë nga Zyra e përfaqësuesit të BE-së, Borrell, që sa më parë të na ftojë në takime të shpeshta që të avancojmë lidhur me këtë propozim. Jam i gatshëm të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjes më të mirë të mundshme, dhe të sigurohemi për mekanizma që garantojnë implementim”, tha Kurti në Kuvend.

    “Pika e 10-të e propozimit për marrëveshje bazë i dedikohet zbatimit të marrëveshjeve të deritashme në Bruksel, dhe këtu do të trajtohen të gjitha marrëveshjet përfshirë edhe ajo e Asociacionit. Çfarëdo tentative që nene të marërëveshjes bazike, që të prezantohen si parakushte për ecje përpara janë të pakuptimta dhe joproduktive. Normalizimi i plotë duhet të garantojë edhe të drejtat e komuniteteve pakicë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark