×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Albin Kurti del para aktivistëve, flet për dialogun me Serbinë, qeverisjen e tij dhe Astrit Deharin

    Insajderi
    25 February 2023 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm, ka folur për dialogun, qeverisjen e tij, Serbinë, Astrit Deharin, Fan Nolin, Adem Demaçin e të tjera.

    “Jo vetëm në vendin tonë, por as në rajon, nuk ka subjekte që mblidhen kaq shpesh me organin e saj më të lartë vendimmarrës. Jemi mbledhur në kohë të vështira, edhe të mira, do të vazhdojmë të mblidhemi rregullisht pavarësisht angazhimeve të tjera”, ka thënë ai.

    Kurti nuk foli gjatë për takimin me Aleksandar Vuçiqin, president i Serbisë, me të cilin do të takohet në Bruksel më 27 shkurt, e ku ka pritshmëri të mëdha mund të arrihet një marrëveshje.

    “Në raport me Serbinë kemi marrë pjesë në takimet në Bruksel sa herë që jemi ftuar. Kemi mirëpritur emisarët special nga perëndimi sa herë që kanë ardhur. Kemi qenë dhe e do të jem të përkushtuar, parimor, konstruktiv e kreativ. Dialogu në Bruksel është dialog për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është dialog për statusin e marrëdhënieve. Statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal, e status normal është ai i fqinjësisë së mirë evropiane. Pra, njohje reciproke si thelb dhe reciprocitetin si princip”, tha ai.

    Në fjalimin e tij para anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Kurti i ka përmendur Adem Demaçin dhe Astrit Deharin, të cilët ndajnë të njëjtën ditë të lindjes (26 shkurtin).

    “Dhe për shokun e aktivistin tonë të dashur, Astrit Dehari, viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur”, tha Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark