Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se derisa ai po fliste në Kuvend, deputetët e Lidhjes Demokratike e kanë lëshuar sallën.
“Nuk e di a është opozita konstruktive apo jo, por e di që asnjë deputet i LDK-së nuk është këtu, asnjë. Pra, tema e rëndësishme, na e trego strategjinë, na e trego platformën. Ja ku është kryeministri”.
“Unë jo vetëm që po informoj, por po kërkoj pjesëmarrje. Deputetëve që nuk janë sot në sallë po u ec rroga. Edhe deputeti e ka pagën më të lartë se kryeministri dhe nuk janë këtu”, tha Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.
Më tej, ai tha se kur deputetët e kuvendit ta ftojnë kryeministrin në seancë, le të qëndrojnë më shumë se ai.
“Unë nuk e konsideroj mospjesëmarrjen konsturktivitet. Thirrni interpelance, bëni debate, pyetje parlamentare, kurrfarë problemi s’ka, por destruktivitet është mos-pjesëmarrja”.
“Deputetët kur të më ftojnë për tema që i konsiderojnë të rëndësishme, e ne pajtohemi, le të qëndrojnë në fund bile sa kryeministri”, tha tutje ai, shkruan Gazeta Insajderi.
Ende nuk dihet pse deputetët e LDK-së e kanë lëshuar sallën.
Lexo edhe: