Albin Kurti e falënderonte gjyshen Xhezide për votën, por tash ia zbret pensionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Albin Kurti e falënderonte gjyshen Xhezide për votën, por tash ia zbret pensionin

    Insajderi
    22 April 2021 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    107 vjeçarja, Xhezide Aliu ishte votuesja më e vjetër që mori pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Voton e saj Aliu e kishte dhënë për partinë e Albin Kurtit, e cila edhe doli fitues.

    Aliu madje kishte treguar se pse kishte vendos që voton e saj të ia jap Kurtit, shkruan Insajderi.

    “Kam votuar për Albinin edhe Vjosën së më janë dukur më të mirë. Kam shkuar me loçkën e zemrës që të votoj. E sundoftë këtë vend me faqe të bardhë”,

     “E sundoftë këtë vend me faqe të bardhë”, ishte porosia e 107 vjecarja për Kurtin pasi hodhi voton e saj.

    Menjëherë pasi fitoi zgjedhjet Kurti u përkujdes që në fjalimin e tij falënderues t’i thurrë vargje edhe Xhezide Aliu në shenjë falënderimi.

    Kurti kishte thënë se gjysha Xhezide zgjodhi që përkundër akullit dhe acarit të dimrit të dilte dhe të votonte sepse e dinte që secila votë ka rendësin, shkruan Insajderi.

    “Të rinjët le të kenë progress”, ishte fjalia që Kurti nuk e kishte harruar nga 107 vjecarja. E që sipas Kurti kjo fjali duhet të jetë motiv nga përkushtimin i saj.

    “Kjo dite e zgjedhjeve do të mbahet mend për shumëçka por do të mbahet mend edhe për votimin e Xhezide Aliut nga Ferizaj, gjyshja Xhezide Aliu është 107 vjeçare dhe jeton në Ferizaj, në këtë të ftoftë të dimrit në rrugët e mbuluara nga bora dhe akulli ajo mund të qëndronte në shtëpi të ngrohej pran zjarrit dhe të shikonte TV pa e rrezikuar shëndetin e saj por ajo vendosi që të votonte përkundër akullit dhe acarit të dimrit e ndoshta për shkak të tyre ajo vendosi që të votonte sepse ajo e dinte që secila votë ka rëndësi, e dinte se zgjedhjet janë gjithmonë për të ardhmen dhe ndryshimin vjen kur ne marrin përgjegjësi dhe obligimin që na takon. “ Të rinjtë le të kenë progres” tha gjyshja Xhezide, le të mësojmë dhe motivohemi nga përkushtimi i saj”, kishte thënë Kurti në fjalimin e tij falënderues pas zgjedhjeve.

    Janë bërë një muaj prej kur Kurti mori fronin e të parit të ekzekutivit, ai u përkujdesë që së pari të “godet” pensionistët, duke ua hequr pensioneve shtesën prej 20 eurov, përfshirë këtu edhe Xhezide Aliun që e kishte votuar Kurtin me shpresë të madhe për vendin,

    Ndaj, këtij vendimi ka reaguar edhe Drejtori i Gazetën Insajderi, Parim Olluri. Përmes një postimi të tij në Facebook, Olluri ka pyetur nëse lajmin për zbritje të shtesave në pension ia kanë dhënë Xhezide Aliut.

    “A i keni tregu Xhyzides, plakes 107 vjeçare qe u perdore per fushate, qe Albin Kurti ia ka zbritur per 20 euro shtesen pensionale?Gjynah plaka”, ka shkruar Ollurit.

    Në janar të këtij viti, qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti kishte vendosur të paguante 30 euro shtesë mbi pensionin bazë për pensionistët.

    Qeveria Kurti ka mbajtur dje mbledhjen e radhës ku ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit.

    Shtesat prej 30 eurove mbi pensionin bazë janë zbritur dyfish me vendim të Qeverisë së Kosovës, raporton Insajderi.

    Tani e tutje, përfituesit e skemës së pensioneve do të marrin vetëm 10 euro shtesa mbi pensionin bazë nën vlerën prej 100 eurove.

    Kurti, gjatë dy fushatave të fundit elektorale, ka vënë theks tek përmirësimi i skemave sociale. Ka premtuar rritjen e pensioneve dhe kategorive të tjera përfituese nga skemat sociale të ekzekutivit. Para se të bëhej kryeministër, Kurti kishte premtuar dyfishimin e pensioneve minimale./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark