×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Albin Kurti e ka shkelur gjakun e viktimave

    Insajderi
    18 January 2023 - 23:30

    Shkruan: Kimete Berisha

    I dashuruar me djallin!

    Koha ka ndaluar!

    Asgjë më nuk ka kuptim!

    A mund të vazhdojmë të jetojmë gatitur para permendores së Oliver Ivanoviçit – që ia ngriti kryeministri Kurti, në emrin e viktimave të tij – në emrin tonë!

    Glorifikimi i Albin Kurtit për Oliver Ivanoviçin nuk mund të ketë tjetër mesazh përveç ‘Boll mirë ua ka bërë’.

    Jemi të poshtëruar.

    Jemi të fyer.

    Nuk ka më asnjë trohë moral.

    Tash,

    Qysh kemi fytyrë të dalim në derë…të kapërcejmë në tema të tjera.

    Jemi të turpëruar.

    Të gjithë, pa përjashtim, të rënë përtoke – baras me varret e viktimave – vdekur për së gjalli!

    Nuk ka më vend për asnjë koment – për asnjë fjalë.

    Kryeministri Albin Kurti, zyrtarisht, në emër të qeverisë së Kosovës e ka shkelur gjakun e viktimave shqiptare të shtetit serb.

    Dhe, jeta po vazhdon, po vazhdon normal, sikur nuk ka ndodhur asgjë!

    Kryeministri Albin Kurti mund të vazhdojë të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë…

    mund të vazhdojë ta legalizojë, siç po e bën, rehabilitimin e vrasësve të fëmijëve shqiptarë…sepse këtë rol e ka marrë!

    Por, ne, a kemi Ne një bark që plas;

    A e kemi Ne një gojë që e shqyen fjalën bashkë me gurmaz.

    Pse plaga e hapur askujt nuk i dhemb?

    Pse dhimbja mē nuk shkakton dhimbje!

    Pse më askush nuk ndjen.

    Pse ende nuk na luajti kapaku i kresë!

    Mos jemi kaq askushi, kaq të pacivilizuar, kaq primitivë sa që me elegancë mund të vazhdojmë t’i bindemi një qeverie që i shpërblen vrasësit tanë!

    Populli po hesht.

    Studentët po heshtin.

    Familjet e dëshmorëve po heshtin.

    A s’është heshtja – aprovim!

    Heshtja është luks për shqiptarëtl!

    Glorifikimi i kriminelit të luftës nga qeveria Kurti është tragjedia më e madhe që u ka ndodhur shqiptarëve!

    Nuk është koha për t’ia kthyer krimin me humor – kur as nuk dini të bëni humor.

    Edhe humori është luks.

    Nuk është koha t’i përgjigjeni me ironi – se as ironi nuk dini të bëni.

    Edhe ironia është luks.

    Nuk mjafton asgjë…më.

    Tashmë asgjë nuk mjafton.

    Nuk ekziston asnjë fjalë për t’iu përgjigjur kësaj tragjedie kombëtare – përveç padëgjueshmëria qytetare.

    E, shqiptarët janë dembelë, shumë dembelë, më lehtë e durojnë padrejtësinë se sa që çohen e bëhen telashe…

    S’është puna e tutës – por thjesht përtojnë të bëhen telashe – për të kërkuar drejtësi.

    Ku ta kërkojmë atë Drejtësi?

    Ec e çohu…kur vetëm në gjumë,ndodh jeta jonë!

    Të gjithë po heshtin!

    Hajt nisja ti e para, pas teje vijë unë – po nuk ia vlen – beso.

    Prit edhe ndonjë ditë mos ‘po ia thyen Zoti qafën’…

    Më lehtë durohet padrejtësia sesa që luftohet për drejtësi!

    Kjo është heshtja më apokaliptike që ka ndodhur ndonjëherë.

    Oj bushtër.

    Oj kuçkë.

    O kriminel.

    O hajn.

    Pse nuk lyp shërim nga sindromi

    Bonnie and Clyde!

    Kosovës i ka ndodhur e keqja më e madhe:

    Kosova zyrtarisht po i shpërblen me mirënjohje kriminelët serbë dhe në të njëjtën kohë po i mohon çlirimtarët e UÇK-së!

    Albin Kurti e ka fajësuar edhe Zvicrën pse u bë ‘parajsë e kriminelëve të UÇK-së’.

    Për atë që ndjehet i gjallë, qeveria Kurti është qeveri kriminale, antishqiptare, e dashuruar pas vrasësve të shqiptarëve.

    Dikush duhet të përgjigjet, dikush duhet të na e shpjegojë:

    Si ka ndodhur dalldia, atraktiviteti dhe tërheqja e qeverisë Kurti për kriminelët?

    Kur u ka lindur kjo dashuri!

    Pse Albin Kurtin e tërheq kaq shumë krimineli famëkeq – sa ia dëshiroi edhe pavdekësinë!

    Shteti serb i vrau civilët shqiptarë.

    Shteti i Kosovës zyrtarisht po

    i shfajëson dhe lavdëron ata vrasës.

    P.S. ‘Me fjalë të mira e mund armikun’!

    – Ah, i dashur Imam Ali…

    zemra po ther!

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark