×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Albin Kurti- Ec p’ej shpie!

    Insajderi
    17 November 2021 - 14:01

    Shkruan: Migjen Kelmendi

    Kesaj here nuk e kam shume me Kurtin, po me votuesit e tij qe, me adhurimin e tyne, me besimin dhe voten e tyne, e ndihmuen ate me na u cullakue ne tane paaftesine, mediokritetin, rimat, ligesine dhe hipokrizine e tij. Edhe pse s’la gja pa ba per me fitue, ju kujtoj ate loje e avanture me Forcat tona Speciale ne veri, mandej tue zavendesue portretet e kandidateve te tij me ate portret te tijin prej Mr. Bean, tue e thy heshtjen zgjedhore dhe me xhipa e truproje tuj ba presion ne votuesit….votuesi kesaj here votoi – kunder tij. Po them, e kam ma shume me votuesit e derisotem, qe rane ne test inteligjence dhe lejuen me u ba viktima te keqleximeve dhe keqinterpretimeve te tij te ketyne 20 vjeteve te fundit, dhe na e instaluen ne krye te qeverise nji – “lazni car”. E kam me ata qe i quejme “bivsa Jugoslavija”, ish nomenklatura e KSAK, te cilet edhe kur shembej Jugosllavija, ata e mbajshin ngat zemre librezen e partise komuniste dhe e lutshin Zotin mos me ra; e kam me gjeneraten e re e cila angazhohen per mjedisin, i mbrojne te drejtat e LGBT, i ushqejne qente endacak, ju flasin femive anglisht, por s’e kane sensin as intelegjencen me diktue personazhin ma te rreme dhe politikanin ma karikaturesk ne historine e shkurte te Kosoves; e kam me Organizatat JOqeveritare te cilat ne vend se me e permbush misionin dhe me qene watch dogs te qeverise dhe me i kerkue llogaridhanie, ato marrin rolin e avokateve te qeverise dhe bahen vullnetarisht “pats” te qeverise; e kam me ata qe ja lejojne vetes mos me mendue, po me e lane Albini me lue e mendue per ta. Dhe ai luejti edhe mendoi per ta: e shkerdheu krejt ate besim e vote te tyne vetem per tete muej!

    Ky asht nji poshtnim dhe denim i merituem per krejt keta qe ja lejuen vetes komoditetin mos me mendue dhe me lane me u manipulue si femi prej nji “lazni cari”, qe ka me u mbajt mend me rimat e veta dhe pamjen dhe te keshmen e tij (shih foton) ne pergjasim frapant me Mr.Bean.

    Ndersa per Albin Kurtin e kam veç nji porosi: ec p’ej shpije! U kry….e kuptuen…nuk dheze ma ligesia jote me luejt me ndjenjat, besimin dhe intelegjencen e atyne qe te dashten, e ti i bane prralle. Nuk dheze ma ti me i perçmue adhuruesit dhe votuesit tu si “analfabeta funksional”, e ata me ta dhane voten. U kry…ec….ec p’ej shpije…. Halli asht, ku e ka shpine ky njeri?!

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark