
Një nga reklamat më të njohura të Albin Kurti dhe Vetëvendosjes për fushatën e zgjedhjeve të 14 shkurtit ishte ajo me pensionistn i cili i kishte kerkuar Kurtit rritje të pensioneve.
Kurti kishte deklaruar “Unë jam Albin Kurti dhe e mbështeste këtë kërkesat”
Mirëpo, dje Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka ulur shtesat për pensionet.
Nga 30 euro shtesë sa kanë marrë mbi pensionin bazë prej 90 eurosh, pensionistët tash e tutje do të marrin veç 10 euro më shumë.
Ministri i Financave i Kosovës, Hekura Murati njoftoi se pensionet të cilat jenë nën vlerën e 100 eurove, do të bëhen 100 euro për tre muajt e ardhshëm, ndërkaq familjet me asistencë sociale do të marrin nga 30 për qind të ndihmës aktuale, shkruajnë mediat vendore.
“Vendimi i tretë është për vazhdimin e mbështetjes në skemat sociale, që vlejnë për prill, maj dhe qershor, ku bëhet fjalë për familjet që janë pranues të asistencës sociale, të cilët do të marrin 30 për qind shtesë, mbi shumën qe e pranojnë normalisht. Te skemat pensionale do të bëjmë subvencione që për të gjitha pensionet të cilët janë nën 100 euro do të bëhet pra 100 euro”, bëri të ditur ministri Murati.