Albin Kurti: Nuk marrë leje nga ky pushtet (Video) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti: Nuk marrë leje nga ky pushtet (Video)

    Insajderi
    23 February 2016 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Albin Kurti, ka deklaruar për gazetën Insajderi.com se nuk e ka ndërmend të kërkoi leje për të protestuar në sheshin e kryeqytetit.

    Sipas tij, të marrësh leje është sikur të pranosh regjimin e shtetit policor, raporton Insajderi.com

    ‘’Të marrësh leje për të dal në shesh si qytetar i Republikës së Kosovës është do të ishte pranim i shtetit policor. Mendësia që thotë që qytetari merr leje nga policia nuk i takon Demokracisë e Republikës por shteteve policore’’, ka theksuar Kurti.

    Ndërkohë Kurti ritheksoi se zgjedhjet e parakohëshme do të shpallen, në të kundërtën opozita do të qëndrojë në tenda deri sa të jap dorëheqje Qeveria.

    ‘’Këta nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se të japin dorëheqje dhe jam i bindur se është më mire që kjo të bëhet sa më shpejtë. Është në dobi jo vetëm për popullin por edhe për ata vet’’, ka thënë Kurti./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark