Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit 12 orësh në Ohër.
“Erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen bazë me aneksin e zbatimit. Kemi arritur pajtim publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë”.
“Pala tjetër, njëjtë si në takimin e kaluar në Bruksel më 27 shkurt, po i ikën nënshkrimit. Tash edhe me aneks. I takon BE-së të gjejë mekanizmin të bëjë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht të obligueshme”, tha Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.
Lexo edhe:
“E sa për ankesin e zbatimit ai do të publikohet ne webfaqen e BE dhe aty do ta lexoni dhe do ta kuptoi çka ka edhe çka nuk ka”.
“Marrëveshja bazë është njohje e ndërsjellë De Facto”, tha Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.
Lexo edhe:
Kurti u pyet edhe për pikën 7, aty ku flitet për vetmenaxhimin.
“Është vet menaxhim, unë jam kryeministër i të gjithëve pa dallim etnie andaj angazhohem për të gjithë – jo vetëm për shqiptarët, por edhe për serbët, dhe të tjerët”, tha tutje ai, shkruan Gazeta Insajderi.