×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Sonte s’përfundon asgjë, kemi arritur një lloj marrëveshjeje”

    Insajderi
    18 March 2023 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “sonte s’përfundon asgjë, kemi arritur një lloj marrëveshjeje.

    Ai tutje ka thënë se plani i implementimit të propozimit evropian parashihet në disa afate.

    Sipas tij, fillimisht do të formohet një komision i përbashkët monitorimi që do të raportohet pas 30 ditësh, e që, sipas tij, do të nisë punën me Asociacionin e pastaj me personat e pagjetur.

    “Ende flitet për personat e pagjetur, për disa konferenca të donatorëve, por kjo do të varet se si plani i implementimit do të përpunohet tutje”.

    “Edhe sonte pala shqiptare do të theksojë se unë nuk kam nënshkruar asgjë. Kam theksuar faktin që të dyja palët kanë thënë se cilat janë linjat tona, vijat tona të kuqe përkatëse që besoj se kemi bërë një hap më tutje. Nuk besoj që ka qenë ndonjë ditë D, megjithatë ka qenë një ditë kogja e gjatë”, tha Vuçiq

    Tutje ai tha se në këto takime ka pasur biseda të qeta dhe konstruktive.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark