"Albin Serbia, argat i armikut"-Haradinaj e pranon se gjuha ndaj Kurtit i ka penalizuar në zgjedhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Albin Serbia, argat i armikut”-Haradinaj e pranon se gjuha ndaj Kurtit i ka penalizuar në zgjedhje

    Insajderi
    17 May 2025 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Daut Haradinaj ka shprehur gatishmërinë e AAK-së për të mbështetur çdo ofertë që opozita mund të paraqesë, duke theksuar se partia e tij nuk ka kushte për pushtet.

    Ai shtoi se AAK është e interesuar të kontribuojë, por për më shumë preferon zgjedhjet e parakohshme sesa një qeveri gjithëpërfshirëse, për të cilën ka theksuar se nuk ka pasur kërkesa.

    Për arsyet e ndarjeve brenda opozitës, Haradinaj tha se një pjesë e problemeve janë shkaktuar nga egoja e liderëve dhe mosmarrëveshjet brenda partive për bashkëqeverisje.

    “Nganjëherë s’po i përmbushen egot liderëve, ka edhe raste kur deputetët e një partie nuk pajtohen të qeverisin me një subjekt tjetër. Partitë opozitare nuk e kanë situatën 100% në kontroll për një qeverisje të opozitës, duke filluar nga liderët që nuk kanë koordinim”, shtoi tutje.

    Ai gjithashtu theksoi se gjuha e ashpër e AAK-së ndaj Kurtit në fushatë, ndikoi në elektoratin e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark