Insajderi
Sport

Albion Rrahmani në gjendje të mirë shëndetësore, i gatshëm edhe për Kosovën

Insajderi
09 November 2025 - 17:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Albion Rrahmani në gjendje të mirë shëndetësore, i gatshëm edhe për Kosovën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani është në gjendej të mirë shëndetësore.

Sulmuesi kosovar luajti disa minuta sot në futbollin çek me fanellën e Sparta Pragës në barazimin 2:2 ndaj Teplice.

Ditë më parë, trajneri i klubit nga Çekia, Priske njoftoi për një problem shëndetësor të lojtarit kosovar.

Ai tha se Rrahmani ka probleme me frymëmarrje dhe se është duke përdorur antibiotikë – duke lënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij në ndeshjet e Kosovës gjatë këtij muaji.

Megjithatë, Rrahmani qenka mirë me shëndetin e tij dhe do jetë i gatshëm për fanellën “Dardane”. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi pritet të niset drejt Kosovës./


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark