×
  • Lajme
  • Insajderi

    Albulena Haxhiu nuk lejohet të flasë në Kuvend – opozita ia ndërpret fjalimin me zhurmë

    Insajderi
    28 April 2022 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot i është ndërpre fjala, opozita kanë bërë zhurmë duke ia pamundësuar ta përfundojë fjalimin e saj.

    Ajo nga opozita u akuzua se po sillet si avokat e ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj.

    Nga foltorja, Haxhiu i kërkoi shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri për qetësi, derisa i tha të mos shqetësohet.

    “A mundesh me u qetësu të lutem? S’keni të drejtë m’i thanë mbylle ministres së Drejtësisë dhe askujt tjetër, pse po shqetësohesh? Për shkak të atyre shurdhuesve apo çka tjetër?”, dëgjohet duke thënë Haxhiu, qasje kjo që nuk i pëlqeu Abelard Tahirit, i cili dëgjohet duke i replikuar.

    Ndërkohë opozita në formë ‘proteste’, i binin me duar tavolinave të tyre duke ia pamundësuar fjalimin Haxhiut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark