Insajderi
Lajme

Albulena Haxhiu s’arrin sërish t’i marrë votat për kryekuvendare

Insajderi
23 April 2025 - 10:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Albulena Haxhiu s’arrin sërish t’i marrë votat për kryekuvendare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka dështuar për të tretën herë që Albulena Haxhiu të zgjidhjet kryeparlamentare.

57 deputetë votuan për, tre abstenuan dhe 47 deputetë të tjerë votuan kundër, shkruan Insajderi.

Siç duket, partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të ketë marrëveshje politike me partitë opozitare, të cilat po e kundërshtojnë emrin e VV’së për kryeparlamentare.

Tre deputetët e Nismës Socialdemokrate abstenuan në votim.

Kjo është hera e pestë që po dështon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark