Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Republikës Islamike të Iranit, Hassan Rouhani, gjatë një bisede telefonike janë pajtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës “kanë kaluar vijat e kuqe” me sulmin në Siri të premten.
Përmes një komunikate të lëshuar nga presidenca e Rusisë, thuhet se veprimet agresive të SHBA-së kundër Sirisë ishin të palejueshme dhe se i kanë shkelur ligjet ndërkombëtare, njofton Reuters.
Të dy liderët, po ashtu, kanë bërë thirrje për një hetim ndaj incidentit me armë kimike në provincën veriperëndimore të Sirisë, Idlib.
Komunikata e Kremlinit njofton se biseda telefonike ndërmjet dy presidentëve u bë me iniciativë të Republikës Islamike të Iranit. /Insajderi.com