Insajderi
Botë

Aleati i Trump qëllohet me armë gjatë një ngjarje në kampusin e një universiteti

Insajderi
10 September 2025 - 21:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aleati i Trump qëllohet me armë gjatë një ngjarje në kampusin e një universiteti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Charlie Kirk, një aleat i presidentit amerikan Donald Trump, është qëlluar me armë zjarri, raporton CNN.

Kirk, aktivisti i fuqishëm i krahut të djathtë dhe drejtor ekzekutiv i Turning Point USA (TPUSA), është qëlluar të mërkurën gjatë një ngjarjeje që po zhvillohej në Utah.

Ekipi i shtypit i TPUSA konfirmoi për Fox News se Kirk ishte qëlluar, por gjendja e tij mbetej e panjohur.

Siç raporton The Guardian, një zyrtar i Policisë ka konfirmuar se të shtënat kanë ndodhur në kampus.

Pak para se të dëgjoheshin të shtënat, Kirk postoi në Twitter: “NE. JEMI. KTHYER. Universiteti i Luginës së Utah është GATI DHE I NGJALLUR për ndalesën e parë të turit American Comeback Tour.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark