×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Aleksandar Vuçiq takohet me Milan Radoiçiq, të kërkuarin nga Kosova dhe të sanksionuarin nga SHBA

    Insajderi
    07 April 2023 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb, Alleksandar Vuçiq, ka takuar sot disa nga politikanët serbë nga Kosova.

    Në këtë takimin ishte i pranishëm ishte edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Britania e Madhe, për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe krim të organizuar ndërkombëtar.

    Radoiçiq është në arrati nga autoritetet e Kosovës për shkak të akuzave për korrupsion, ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla e cilësoi atë si një nga drejtuesit e strukturave kriminale në veri të Kosovës.

    Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk i njeh as akuzat e autoriteteve kosovare.

    Beogradi zyrtar, gjithashtu ka vendosur që të mos i zbatojë sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, sepse për një gjë të tillë nuk ka detyrime ndërkombëtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark