Insajderi
Lajme

Ali Ahmeti dje pati kërkesë publike që të hiqen kufijtë mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Insajderi
29 January 2024 - 08:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ali Ahmeti dje pati kërkesë publike që të hiqen kufijtë mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, bëri thirrje publike të dielën nga Shkupi, që të hiqen kufijtë mes tre shteteve, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ahmeti tha se shembull konkret është ai i vendeve të Bashkimit Evropian që nuk kanë kufij mes tyre.

“Unë jam ithtar shumë i fortë i Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. T’i heqim kufijtë siç i ka hequr Franca dhe Gjermania, të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës”, tha Ali Ahmeti në një debat televiziv.

Njëkohësisht ai është shprehur se shqiptarët duhet të jenë në koordinim të vazhdueshëm me SHBA-në dhe BE-në.

Njëkohësisht ai është shprehur se shqiptarët duhet të jenë në koordinim të vazhdueshëm me SHBA-në dhe BE-në.

Kërkesa publike e Ahmetit vjen në momentin më të rëndësishëm për shqiptarët atje, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryeministër në qeverinë teknike të Maqedonisë së Veriut.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark