Insajderi
Lajme

Ali Ahmeti reagon për incidentin e presidentes Osmani në Shkup

Insajderi
03 August 2024 - 13:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ali Ahmeti reagon për incidentin e presidentes Osmani në Shkup
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bashkimi Demokratik për Integrim që drejtohet nga Ali Ahmeti, përmes një komunikate për media kanë thënë se e përshëndesin sqarimin e dhënë nga Presidenca e Kosovës lidhur me incidentin e ndodhur në Aeroportin e Shkupit.

SIpas BDI-së, komunikata e Presidencës së Kosovës ka zbuluar të gjitha “gënjeshtrat infantile të vazalëve puthadorë dhe shërbëtorë nga Vlen për ta heshtur dhe minimizuar skandalin më të madh diplomatik në historinë e vendit”.

Partia që drejton Ahmeti thotë se të gjithë eksponentët e VLEN-n kanë pasur një skenar arsyetues, ndryshe nga njëri-tjetri dhe se të gjithë u demantuan nga Presidenca e Kosovës dhe institucionet maqedonase.

“Ky skandal, medoemos duhet zbardhur gjer në fund dhe përgjegjësi politike duhet të bartin menjëherë uzurpatorët jolegjitim të institucioneve Astrit Iseni nga MPB dhe Afrim Gashi nga Kuvendi”, thuhet në komunikatë. 

BDI në fund thotë se shqiptarët s’janë të mbrojtur as të përfaqësuar në qeverinë “monoetnike”.

“Sjellja e egër dhe e palejueshme e shefit të sigurimit të kryetarit jolegjitim të Kuvendit me urdhër të Afrim Gashit, si dhe injoranca institucionale e Astrit Isenit i cili as që e dinte për skandalin, janë të papranueshme. Shqiptarët nuk janë të mbrojtur e as të përfaqësuar në qeverinë monoetnike. Humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare janë tërësisht të nënshtruar dhe servil. Poshtërsimi dhe turpërimi i shqiptarëve nga ca vazalë dhe të preferuar të VMROsë, e jo të popullit, nuk do të lejohet”, përfundon reagimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark