Ali Ahmeti sot vendos se me kë do të bëjë koalicion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ali Ahmeti sot vendos se me kë do të bëjë koalicion

    Insajderi
    28 January 2017 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot do të mbajë takimin e radhës me Kryesinë Qendrore, ku pritet të jepet fjala e fundit se me kë do të shkojë në koalicion partia.

    Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i Kryesisë Qendrore, Rafis Aliti, i cili nuk zbuloi detaje rreth takimeve të deritanishme të partisë. Sipas tij.

    “Nuk ka ende asgjë konkrete, sot në ora 13:00 në takimin e radhës duhet që të merret vendim për koalicionin e ardhshëm”, tha Aliti, raporton Portalb.mk

    Të dielën në mesnatë i mbaron afati mandatarit i Nikolla Gruevski për të formuar qeverinë e re, por nuk ka ende asnjë informacion se si zhvillohen negociatat midis palëve.

    Heshtje nga VMRO-DPMNE dhe BDI, përveç që herë pas herë lëshohen balona testues për publikun nëpërmjet kanaleve të ndryshme, palët nuk kanë zbuluar se çfarë ndodh në prapaskenë dhe nëse të dy palët do të jenë përsëri pjesë e qeverisë së re.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark