×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Aliu: Ligji për Paga po sjell një lloj pabarazie

    Insajderi
    03 February 2023 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, ka kritikuar Ligjin për Pagat në sektorin publik.

    Ai ka bërë me dije se me caktimin e vlerës së koeficientit ka shkaktuar disa pabarazi në administratën komunale.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, ai ka thënë se duhet të adresohet këto shqetësime.

    Unë mendoj se tashmë janë shfaqur të gjitha ato që kanë të bëjnë me koeficientet edhe realisht është në analizë e sipër për faktin se ka diçka që nga stafi nga administrata që është ngritur vlera e pagës në bazë të koeficientit dhe vlerës së koeficientit të përcaktuar. Por e keqja është se ka pjesë të administratës komunale, ku është zvogëluar paga”, ka thënë Aliu.

    Aliu, i cili është edhe kryetar i Komunës së Ferizajit, ka thënë se ky ligj kishte proklamuar shumë barazinë, por tani po del e kundërta.

    Unë po besoj se do të adresohen këto shqetësime në mënyrë që në rastin edhe në mundësinë e parë të rishikohen sepse thjesht është trumbetuar se do të ndodhë barazia, por në fakt po ndodh një lloj pabarazie, për faktin se të heqësh pagën apo të zvogëlosh pagën nga ajo që ka qenë vërtetë, është një pabarazi”, është shprehur Aliu.

    Këtë javë Qeveria e Kosovës ka vendosur që vlera e koeficientit të jetë 105 euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark