×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aliu: Qeveria të tregojë se si rritja ekonomike u tkurr nga 14 në 3%

    Insajderi
    24 March 2023 - 22:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në emisionin EURO n’7 në T7, u diskutua qeverisja dy vjeçare e kryeministrit Albin Kurti.

    Profesori Florin Aliu ka thënë se bumi ekonomik deri në 14.1% në vitin 2021, nuk ishte si pasojë e punës së qeverisë por ishte një akumulim post-pandemik.

    Sipas tij, kjo është një matematikë e thjeshtë dhe se nuk është një rritje e qëndrueshme ekonomike. Ai ka deklaruar se tendenca për me paraqit si rritje mund të jetë tendencë për manipulim.

    “Ekonomia e lirë e tregut duhet të jetë model i zhvillimit ekonomik, por nëse ti model të zhvillimit e ki vendosjen e çmimeve tavan për produkte për naftë, kjo është antitreg dhe këtë nuk ke mundësi me zbatu në Kosovë dhe kjo është veç politik populiste. Fakti që qeveria ka vetëm 40 inspektor, qysh do të mund t’I kontroll çmimet, pra krejt kjo është ekonomi populliste”, ka shtuar profesor Aliu.

    Sipas tij, kjo politike e qeverisë nuk dihet se ku e ka origjinën pasiqë, nuk është as e majtë as e djathtë.

    Sipas tij, kjo politikë origjinën mund ta ketë në “Banana Republikë”, sepse, sipas tij, kështu nuk ka në asnjë shtet normal.

    Fakti më shqetësues sipas tij mbetet se si kjo qeveri arriti që rritjen ekonomike nga 14% ta sjellë në 3.55% për dy vite,.

    “Kjo tregon se nuk u bë asnjë reform në ekonomi dhe se pasojat do të jenë ta paevitueshme.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark