Çdo lloj virusi mund të qëndrojë shumë gjatë në trupin e njeriut. Por pavarësisht sesa njerëzit përdorin dezinfektuesit, lëngjet, pecetat dhe kremrat që kanën në përbërjen e tyre alkool, nuk janë aq efektive sa larja e tyre me ujë dhe sapun herë pas here.
Pse larja e duarve me ujë dhe sapun ndihmon kaq shumë në shmangien e COVID-19?
Nuk është shumë e vështirë për t’u shpjeguar shkruan Theguardian pasi virusi përbëhet nga disa grimca nanometrike, të grumbulluara, në të cilën shtresa lipikde, që shërben si lidhje në mes tyre është shumë e dobët.
Dhe duke ditur se sapuni ka aftësi që ta shkatërrojë shumë lehtë këtë membranë lipidike, bën të mundur që virusi të dobësohet e të vdesë.
Ndërkohë ndërtimi i virusit konsiston në 3 përbërës kryesorë siç është acidi ribonukleik, proteinat dhe lipidet.
Nëse në trupin e njeriut një qelizë e infektuar vdes, të gjitha viruset largohen duke tentuar të infektojnë qeliza të tjera, duke përfunduar në mushkëri dhe në sistemin e frymëmarrjes.
Kur dikush kollitet ose teshtin dhe nga goja ose hundët përhapen copëza virusesh që mund të përhapen deri në 10 metra në ambientin ku ju jeni. Por edhe pse këto copëza të vogla mund të thahen shpejt, virusi ka fuqinë të qëndrojë sërish aktiv. Dhe në këto moment lëkura e njeriut është një mjedis i duhur për mbijetesën e virusit.
Prandaj dhe larja e saktë e duarve me ujë dhe sapun është e domosdoshme, sepse sapuni përmban disa elemente yndyrore të ngjashme me membranën yndyrore të virusit, dhe ndikon në shpërbërjen e tij.
Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.