×
  • Lajme
  • Lajme

    Allen: Rusia kërkon kaos dhe ndarje të Ballkanit Perëndimor

    Insajderi
    20 May 2024 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabeth Allen, tha se Shtetet e Bashkuara janë duke punuar me partnerë në tërë botën për të identifikuar problemet që dezinformimi dhe ndikimi i huaj keqdashës paraqet për shtetet.

    “Ne e shohim këtë si një kërcënim të sigurisë kombëtare. E shohim këtë si një fushë politike që ka nevojë për zgjidhje kohezive rreth saj, dhe kështu Shtetet e Bashkuara kanë hartuar një kornizë për t’iu kundërvënë ndikimit të huaj keqdashës, dhe kjo përfshin disa mënyra në të cilat qeveritë mund të punojnë së bashku për të trajtuar këtë problem të dezinformimit dhe ndikimit të huaj keqdashës”, tha Allen në Rubikon të Klan Kosovës.

    Allen tha se Marrëveshja e Mirëkuptimit që e nënshkroi të dielën me presidenten Osmani kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja, rritë aftësinë për të analizuar narrativat e dezinformatave.

    “Ajo rrit aftësinë tonë të ndërsjellë për të gjetur zgjidhje kundër dezinformimit nga pikëpamja e politikave. Këtu përfshihen shoqëria civile, sepse asnjë diskutim për të luftuar dezinformimin dhe ndikimin keqdashës të huaj nuk është i plotë nëse flasim vetëm për veprimet që mund të ndërmarrë qeveria, por edhe mbështetjen e mediave të pavarura, duke siguruar që të kemi kontroll të fakteve, duke u siguruar vërtet se bota akademike, media, shoqëria civile dhe qeveria po punojnë të gjithë së bashku për të trajtuar këtë problem”, tha Allen.

    Nënsekretarja shtoi se Rusia nuk është e interesuar për një rajon të lirë dhe të begatshëm.

    “Ata po kërkojnë të mbjellin kaos dhe ndarje dhe të dekurajojnë përparimin demokratik dhe kështu një pjesë e Marrëveshjes së Mirëkuptimit që nënshkruam sot përfshin përpjekjet për të forcuar parimet demokratike, për të rritur besimin në institucione dhe për të luftuar ato fushata të ndikimit keqdashës të huaj”, tha Allen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark