Një profesoreshë universitare nga Australia, Maria Strydom, u sëmurë vetëm 15 minuta para se të arrijë pikën më të lartë të malit Everest dhe ka pritur burrin e saj, Robert Gropel, deri sa ai ka arritur në majë.
Ajo ka vdekur në krahët e bashkëshortit të saj duke u kthyer poshtë në bazë.
“E pyeta, a të vjen keq nëse unë vazhdoj? Dhe ajo më tha, ‘po, vazhdo, unë do të pres këtu poshtë,” ka thënë burri i saj, shkruan The Guardian.
“Prej asaj pozite, pika më e lartë nuk dukej larg, vetëm rreth 15 minuta,” ka shtuar ai.
“Kur arrita në majën më të lartë, nuk më është dukur shumë e veçantë sepse ajo nuk ishte me mua atje lart”.
Gruaja e tij, 34 vjeçare, u sëmur për shkak të lartësisë së madhe. Gjatë ecjes poshtë, ajo kishte probleme dhe pas një kohë nuk mundi as të flasë.
Me arritjen e disa ilaçeve dhe oksigjenit, ajo filloi të përmirësohet, por në fund kolapsi dhe vdiq./Insajderi.com