×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    “Altair Resources” së shpejti nisë punën në Minierën e Leposaviqit

    Insajderi
    22 February 2017 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kompania Altair Resources Inc., me seli në Kanada ka njoftuar se ka bërë  zgjedhjen e saj të fundit duke planifikuar të gjitha pagesat dhe ka përfunduar detyrimet e saj për marrjen e Minierës së Crepuljes në Leposaviq, shkruan në uebfaqen e minierave equities.com.

    “Kompania ka licencë që kontrollon 9.82 kilometra katror të një territori historikisht të pasur me zink, plumb dhe argjend, që janë prodhuar që nga mesjeta”, shkruan në njoftimin e “Altair Resources”.

    Kontraktori i kompanisë tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për projektin e tyre të shpuarjes për vitin 2017, por priten rezultatet e analizave për studimin e gravitetit për të nisur punimet.

    “Kontraktori i kompanisë “Geophysical” është mobilizuar me ekuipazhi i saj në terren dhe duhet të iniciohet një studim gravitetit dhe shpimi do të fillojë pas përfundimit dhe interpretimit të rezultateve të gjetjeve të gravitetit”, shkruan në faqen e kompanisë “Altair Resources”.

    Lidhur me nisjen e punimeve të kompanisë kanadeze të minierave, ka reaguar Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes llogarisë së tij në Facebook ka shprehur dyshimet për një marrëveshje të fshehtë mes qeverisë së Kosovës dhe shtetit serb, lidhur me dhënien e licencës, një kompanie për eksploatimin e minierës së Crepuljes, e cila ndodhet në Leposaviq. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark