Insajderi
Biznes

“Amazon” shet produkte të falsifikuara

Insajderi
24 December 2017 - 13:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prodhuesi gjerman i sandaleve, “Birkenstock”, ka akuzuar “Amazon” për shitjen e produkteve të falsifikuara.

“Është e vërtetë se “Amazon” ka fitime nga shitja e mallrave të falsifikuara”, tha drejtori i kompanisë gjermane, Oliver Reichard, duke shtuar se “Amazon” është për këtë arsye një bashkëpunëtor i shitjes së produkteve të falsifikuara.

Ai gjithashtu tha se “Birkenstock” prandaj vendosi të mos shesë produktet e tij nëpërmjet “Amazon”, deri në janar të vitit të ardhshëm.

“Amazon” hodhi poshtë akuzat, duke thënë se kishte ndaluar shitjen e mallrave të falsifikuara, shkruan albinfo.ch

“Ne tërheqim të gjitha produktet që janë në kundërshtim me politikën tonë të shitjes dhe gjithmonë të marrim masat e duhura ndaj një shitësi të tillë”, tha “Amazon”.

Kompania gjermane, 250 vjet e vjetër, është e njohur për këpucët e saj jashtëzakonisht të rehatshme. Këpucët e saj shiten në 90 dyqane në mbarë botën si dhe online në internet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark