Insajderi
Lajme

Ambasada amerikane përkujton Afrim Bunjakun: Përsërisim thirrjen tonë, autorët të vihen para drejtësisë

Insajderi
24 September 2026 - 10:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ambasada amerikane përkujton Afrim Bunjakun: Përsërisim thirrjen tonë, autorët të vihen para drejtësisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) e ka përkujtuar rreshterin e vrarë nga sulmi terrorist në Banjska, Afrim Bunjakun, më 24 shtator. Sot shënohet tre-vjetori i rënies së rreshterit Bunjaku.

Në reagimin e ambasadës thuhet se i bashkohen Kosovë në nderimin e rreshterit të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku. Më tej, ata bëjnë thirrje që autorët e sulmit terrorist të vihen para drejtësisë, shkruan Insajderi.

“I bashkohemi Kosovës në nderimin e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023. Përsërisim thirrjen tonë që autorët të vihen para përgjegjësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Më 24 shtator shënohen tri vite nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Sulmi ndodhi më 24 shtator të 2023-ës, kur një grup i armatosur në krye me Milan Radoiçiq sulmoi njësitë policore në fshatin Banjskë. Rreshteri Bunjaku u vra gjatë përballjes me grupin e Radoiçiqit.

Radoiçiq endet i lirë tash e tri vite dhe mbrohet nga shteti serb, përkundër përgjegjësisë për sulmin terrorist. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark