Insajderi
Lajme

Ambasada Amerikane uron Kosovën për anëtarësimin në “Bordin e Paqes”

Insajderi
28 January 2026 - 11:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ambasada Amerikane uron Kosovën për anëtarësimin në “Bordin e Paqes”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka uruar zyrtarisht Kosovën për anëtarësimin si themeluese në organizatën ndërkombëtare “Bordi i Paqes”.

Në një postim në platformën X, ambasada shkroi thjesht: “Urime Kosovë”.

Ky urim vjen pas njoftimit të “Bordi i Paqes”, e cila ka mirëpritur Kosovën si anëtare themeluese të organizatës.

Kujtojmë se në ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes, që u mbajt në Davos të Zvicrës, mori pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani.

Ky bord është krijuar me iniciativë të presidentit amerikan, Donald Trump, me synim rindërtimin dhe stabilizimin e Gazës pas luftës dyvjeçare shkatërrimtare.

Ky zhvillim shihet si një hap pozitiv për angazhimin e Kosovës në inisiativa globale për paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar, me mbështetjen e fortë të partnerit strategjik, Shteteve të Bashkuara.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark