×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ambasada Britanike lyp që konkurset të kthehen në pikën zero, shkak emërimet politike

    Insajderi
    04 March 2023 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përzierja e politikës në emërimet e larta në disa ndërmarrje publike e kanë shqetësuar Ambasadën Britanike në Kosovë.

    Një reagim i tillë që nuk vjen për herë të parë, ndodhi pas emërimit të ish-kryetarit të Vetëvendosjes në Mitrovicë, Faruk Mujka në krye të Ibër Lepencit dhe ish-asamblistit të LDK-së, Fisnik Osmani si kryeshef i Termokosit.

    Nga Britanikët përmenden edhe raste tjera, disa prej të cilave thuhet se janë në proceset që janë dukë u zhvilluar, duke pritur nga qeveria të rikonfirmojë përkushtimin ndaj emërimeve, njofton Klan Kosova.

    Andaj, kërkohet që konkurset të kthehen në pikën zero.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark