×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    I preferuari i Lëvizjes Vetëvendosje në krye të listës për Kryeshef të “Ibër-Lepenc”-it

    Insajderi
    29 November 2022 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gara për Kryeshefin e “Ibër-Lepenc”-it ka arritur deri në pikën që të përpilohet lista e ngushtë. Gazeta Insajderi zbulon se kush është në këtë listë, dhe kush po favorizohet për këtë post.

    Gazeta Insajderi

    Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër-Lepenci” është në proces të zgjedhjes së Kryeshefit Ekzekutiv.

    Deri tash janë kryer intervistat nga Bordi i ndërmarrjes, ndërsa i pari në listë pas rezultateve të publikuara ka dalë i preferuari i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Bëhet fjalë për Luan Hotin, i cili në mesin e 26 kandidatëve të paraqitur për intervistim i ka marrë 65 pikë.

    Ai është intervistuar nga Bordi prej gjashtë anëtarësh, kryesues Bajram Mustafa, dhe anëtarët Violeta Hoxha, Avdullah Nishori, Muzafer Luma, Valmira Latifi dhe Denis Dautaj, mëson Gazeta Insajderi.

    Gazeta Insajderi në maj të këtij viti përmes burimeve të saja pati raportuar se Luan Hoti, kishte aplikuar për kreun e Inteligjencës Financiare, pozitë kjo e rëndësishme publike, dhe sipas të njëjtave burimeve ai ishte i preferuari i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë post.

    Komisioni i Ministrisë së Financave që drejtohej nga Klit Shala, u.d. Drejtor i Zyrës Ligjore në këtë ministri, do të vlerësonte me pikë më së shumti kandidatin e parafundit në listën e ngushtë, Luan Hoti, me çka përfaqësuesit britanikë në proces nuk ishin pajtuar, dhe rrjedhimisht ai nuk mund të ishte në krye të Inteligjencës Financiare, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kush tjetër është në listën e ngushtë për Kryeshef të “Ibër-Lepenc”-it

    Numrin dy në listën e ngushtë e mban po ashtu një njeri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

    Bëhet fjalë për Faruk Mujkën i cili pas intervistimit ka arritur të marrë 60 pikë pë pozitën e Kryeshefit të “Ibër-Lepenc”-it.

    Mujka për shumë vjet e ka udhëhequr degën e LVV-së Mitrovicën e Jugut. Ai po ashtu ka qenë edhe asamblist i kësaj partie në kohën kur qytetin e minatorëve e ka drejtuar Agim Bahtiri.

    Në vitin 2021 kishte thënë se “jan dhënë dorëheqje nga kryetari i VV-së në Mitrovicë, por asnjëherë nga të qenurit aktivist”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndërkohë, i treti në listë është renditur Xhavit Buzhala me 60 pikë, më pas Vigan Syla me 59 pikë dhe Bashkim Halabaku me 58 pikë.

    Cili është roli i “Ibër-Lepenc”-it?

    Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” Sh. A. me seli në Prishtinë është ndërmarrje shumëfunksionale e cila furnizon industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë me ujë të papërpunuar si dhe prodhon energji elektrike nga Hidrocentrali i Ujmanit.

    Ajo është themeluar me Vendimin e Kuvendit të Kosovës me 28 Shkurt 1967, ndërkaq që nga pas lufta  është transformuar në Ndërmarrje Publike N.H. “Ibër-Lepenc” nga UNMIK-u.

    Pas Korporatizimit të Ndërrmarjes, më 01 janar 2008, ndërmarrja është shndërruar në Ndërrmarje Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc” Sh. A.

    Ndërmarrja është Shoqëri Aksionare në pronësi 100% të Qeverisë së Kosovës./Gazeta Insajderi/

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark