Ambasada e Kosovës në Romë tregon numrin emergjent për kosovarët
Raportohet se tërmeti që ndodhi në Itali, ka shkaktuar dëme të mëdha dhe lëndime në njerëz. Ambasada e Kosovës në Romë, ka bërë të ditur numrat për mes të cilit mund të kontaktojnë shtetasit e Kosovës të cilët gjenden në Itali.
Janë numrat +393492704249 dhe +393333312363, përmes të cilëve qytetarët mund të kontaktojnë.
“Urojmë që pasojat të jenë sa më të vogla. Jemi pranë popullit dhe qeverisë italiane në këto momente të vështira”, thuhet nga Ambasada e Kosovës në Romë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, është solidarizuar me popullin italian për këtë fatkeqësi.
“Italia mike sërish u godit nga një tërmet. Solidarizim me popullin dhe qeverinë italiane në këto momente të vështira”, ka shkruar Hoxhaj./Insajderi.com