Insajderi
Lajme

Ambasada e SHBA-së organizon takim publik me shtetasit amerikanë në Kosovë

Insajderi
02 December 2025 - 11:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ambasada e SHBA-së organizon takim publik me shtetasit amerikanë në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka ftuar shtetasit e saj që banojnë në Kosovë të marrin pjesë në një takim publik të organizuar nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati.

“Mesazh për qytetarët amerikanë që banojnë në Kosovë: të premten, më 12 dhjetor 2025, nga ora 14:00 deri në orën 15:00, qytetarët amerikanë ftohen të marrin pjesë në një takim publik në Ambasadën e SHBA-së, të organizuar nga e Ngarkuara me Punë Anu Prattipati”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Prattipati do të mbajë fjalën hyrëse dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të pjesëmarrësve. Sesioni do të zhvillohet në gjuhën angleze, bëhet e ditur në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark