×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e SHBA-ve në Kosovë: Mënjanoni vendet publike

    Insajderi
    26 March 2016 - 18:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një njoftim të tillë e ka lëshuar Ambasada Amerikane në Prishtinë, pasi e njëjta kumtesë është lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) për të gjithë shtetet evropiane.

    Me anë të këtij njoftimi DASH udhëzon të gjithë qytetarët amerikanë që të kenë kujdes të shtuar dhe të jenë vigjilent për ambientin që i rrethon, duke u kërkuar atyre që të mënjanojnë vendet publike, dhe transportin publik, njofton Infokusi.com.

    Në këtë njoftim, DASH ka bërë më dije se pas sulmeve terroriste në Bruksel nga Shteti Islamik (ISIS), grupe terroriste në të ardhmen e afërt planifikojnë sulme në tërë Evropën.

    DASH u ka rekomanduar qytetarëve të vet që udhëtojnë jashtë Amerikës, që të mënjanojnë po ashtu edhe festivalet e mëdha, festimet religjioze dhe se qytetarët amerikanë duhet të tregojnë vigjilencë në vendet publike, vlerësim të menjëhershëm të rrethinës ku ata gravitojnë dhe të mënjanojnë turmat dhe eventet sportive.

    Sulmet terroriste që ndodhën në Bruksel të martën lanë të vdekur 31 njerëz dhe plagosën 150 të tjerë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    15 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark