Ambasada e SHBA-ve i premton përkrahje ministrit Hyseni – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e SHBA-ve i premton përkrahje ministrit Hyseni

    Insajderi
    10 January 2017 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti në takim zëvendës-shefen e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Colleen Hyland, me të cilën diskutoi për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

    Në këtë takim ministri Hyseni e njoftoi Hyland për punën që po bëjnë institucionet e sigurisë së Kosovë dhe për planin e punës të Ministrisë së Punëve të Brendshme për këtë vit.

    Me këtë rast ministri Hyseni falënderoi zëvendës-shefen, Hyland për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për institucionet e Republikës së Kosovës.

    Ndërsa zëvendës-shefja e Misionit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Colleen Hyland, vlerësoi të arriturat e MPB-së dhe institucioneve të sigurisë. Ajo vuri në dukje se SHBA-të do të vazhdojnë të përkrahin edhe në të ardhëm projektet e institucioneve të sigurisë së Kosovës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark