Ambasada e Turqisë në Shkup ngre padi për "fyerje ndaj presidentit" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Turqisë në Shkup ngre padi për “fyerje ndaj presidentit”

    Insajderi
    27 December 2016 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Turqisë ka ngritur padi në Prokurorinë kompetente ndaj personit E. A., i cili posedon edhe shtetësinë e Maqedonisë, për fyerje ndaj Turqisë dhe presidentit Recep Tayyip Erdoğan, shkruan Anadolu Agency.

    Në deklaratën me shkrim nga Ambasadë e Turqisë në Shkup thuhet se “Personi E. A. i cili posedon shtetësinë e Maqedonisë dhe Turqisë, në llogarinë e tij në median sociale ka përdorur shprehje që dëmton reputacionin e Turqisë dhe presidentit Erdoğan”.

    Në deklaratë thuhet se ndaj personit në fjalë është ngritur padi për përdorim fjalësh “përqeshëse”, “fyese” dhe “të papërshtatshme” ndaj Turqisë dhe presidentit Erdoğan.

    “Duke i marrë parasysh edhe marrëdhëniet e afërta dypalëshe mes Maqedonisë dhe Turqisë, i propozojmë Prokurorisë kompetente të dënohet i dyshuari ndaj të cilit është ngritur padia”, thuhet më tej në deklaratë.

    Ndërkaq, ambasadorja e Turqisë në Shkup Tülin Erkal Kara në deklaratën e saj në lidhje me këtë çështje tha: “Prokurorët e nderuar të shtetit mik dhe vëllazëror, Maqedonisë, njëlloj sikur për vendin e tyre, edhe ndaj fyesve të udhëheqësve të shtetit tonë kanë hapur proces gjyqësor pas ankesës sonë”.

    Kara theksoi se avokatët e ambasadës do ta ndjekin nga afër procesin gjyqësor. “Jemi të bindur se personi në fjalë do ta marrë dënimin e merituar. Njoftimi në lidhje me këtë proces bëhet me qëllim që tani e tutje t’i paralajmërojmë autorët potencialë të këtij lloji të paturpësive”, u shpreh më tej ambasadorja Kara. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark