Ambasada e Kosovës në Bruksel u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që jetojnë në Belgjikë që t’i shmangin hapësirat publike dhe transportin publik pasi që Brukseli është sulmuar nga tri shpërthime ku mbetën të vdekur së paku 23 persona.
“Ambasada e Kosovës në Bruksel njofton të gjithë shtetasit e Kosovës në Belgjikë të shmangin qarkullimin e panevojshëm me mjete të transportit publik apo qëndrimit në hapësira publike. Rekomandohet fuqishëm të ndiqen udhëzimet e sigurisë së lëshuara nga autoritetet belge”, thuhet në një njoftim të Ambasadës.
Ambasada ka në dispozicion numrat e telefonit + 32 2 773 27 00 dhe numrin emergjent +32 460 957163. /Insajderi.com