Ambasada ruse në Tiranë është në listën e selive diplomatike që ISIS planifikon të sulmojë. Lista është publikuar nga vetë ISIS. Ambasada ruse në Tiranë është në krye të listës.
Publikimi ka për qëllim të nxisë sulme të ngjashme me atë ndaj ambasadorit rus në Turqi, i cili u vra nga një efektiv i policisë së Ankarasë gjatë një ekspozite pikturash.
Menjëherë pas sulmit, në Tiranë policia shtoi masat e sigurisë në ambasadën ruse.
Ajo po ruhet jo vetëm nga policë me uniformë, por edhe nga agjentë të antiterrorit. Ndërkohë që shërbimet e inteligjencës po mbajnë nën mbikëqyrje disa individë të veçantë, raporton lapsi.al.
Masat e sigurisë janë rritur edhe në disa seli të tjera diplomatike.