×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadorët: Dhuna në kuvend dëmton demokracinë e Kosovës

    Insajderi
    12 February 2016 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u takua sot me Ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ambasadoren franceze, Maryse Daviet dhe Ambasadorin e Italisë, Andreas Ferrarese, të cilët shprehën shqetësimin e tyre  rreth pamjeve të dhunës që po ndodhin në Kuvendin e Kosovës.

    “Pamjet e dhunshme në Kuvendin e Kosovës janë të papranueshme dhe të dhimbshme, me efekte të dëmshme, jo vetëm për funksionimin demokratik të institucioneve, por edhe për proceset integruese të Kosovës, në radhë të parë, procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet në komunikatën për media dërguar nga Zyra e Kryetarit Veseli.

    Në komunikatë po ashtu thuhet se në takimet e Veselit me ambasadorë është diskutuar edhe për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

    “Ambasadorët theksuan nevojën që ky proces të jetë në përputhje me kriteret dhe afatet ligjore, ndërsa kryetari Veseli nga ana e tij premtoi se ky proces do të zhvillohet duke respektuar në përpikëri të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark