Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ambasadorin e Norvegjisë Jan Brathu, dhe atë britanik Ruari O’Conelli, të cilët kanë kërkuar “që të hiqet dorë nga përpjekjet që përmes dhunës të diktohen vendimet politike.”
“Përpjekje të tilla janë duke e dëmtuar shumë imazhin e vendit dhe përparimin e Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin demokratik të shtetit” kanë thënë ambasadorët, thuhet në komunikatën e dërguar nga zyra e Kryetarit të Kuvendi.
Në këto takime u bisedua edhe rreth procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës së Kosovës. Ambasadorët kërkuan që ky proces të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, ndërsa kryetari Veseli theksoi se procesi i zgjedhjes së presidentit të Kosovës do të jetë plotësisht kushtetues, demokratik, transparent dhe inkluziv, thuhet në komunikatë.
Tri partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Nisma për Kosovën – kanë bllokuar gati shumicën e seancave të Kuvendit të Kosovës dhe kanë organizuar një numër protestave në kundërshtim të dy marrëveshjeve të nënshrkruara nga Qeveria e Kosovës: atë për themelimin e asociacionit të komunave serbe dhe marrëveshjen për demarkacion të lidhur me Malin e Zi.
Takimi i Kryetarit Veseli me ambasadorë vije vetëm disa ditë para mbajtjes së një proteste të thirrur nga opozita/Insajderi