Ambasadori amerikan: Politikanët shqiptarë janë arrogantë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan: Politikanët shqiptarë janë arrogantë

    Insajderi
    02 June 2016 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë prezantuar sot gjetjet e sondazhit të kryer në lidhje me perceptimin e publikut për nivelin e korrupsionit në vend. Sondazhi është kryer nga IDRA në bashkëpunim me USAID.

    Ambasadori amerikan Donald Lu e vuri theksin edhe njëherë te korrupsioni në gjyqësor, duke dhënë edhe një shembull konkret.

    “Korrupsioni në drejtësi jo vetëm i lejon që të mbushin xhepat me para të pista, por shkatërron njerëzit. Të pasurit dhe të fortit e blejnë drejtësinë, ndërsa ata pa pushtet janë viktima. Kjo është tipike për arrogancën e politikanëve dhe për elitën shqiptare. Nga e di unë se shqiptarët i kuptojnë reformat dhe problemin e korrupsioni? Kjo për shkak të studimeve serioze të shoqërisë civile”, ka thënë ai.

    “Raporti tregon përparim me një rënie prej 13 për qind të njerëzve që tregojnë se kanë hasur një përvojë vetjake me korrupsionin. Problemet më të mëdha të korrupsionit janë te prokurorët, gjykatësit dhe doganierët. Ky studim tregon se populli shqiptar e kupton me të vërtetë se ç’po ndodh me korrupsionin në vendin e tij”, tha Lu.

    I pranishëm në këtë takim, ministri Blendi Çuçi theksoi se rezultatet tregojnë një përmirësim të lehtë.

    “Nga rezultati i sotëm rezulton një përmirësim në të gjithë sektorët. Është një përmirësim i lehtë, por gjithsesi mbetet një përmirësim. Kjo më shton optimizmin në një betejë që është e gjatë. Nga rezultatet e sotme ne mund ta lexojmë një përmirësim të dukshëm”, tha Çuçi.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark