Administratës Trump duhet të njihet për vrullin pozitiv në marrëdhëniet bilaterale midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, sepse i kushtoi shumë vëmendje, energji dhe burime marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Kështu tha ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.
“Edhe kritikët më të mëdhenj të Richard Grenellin bien dakord që qasja e tij ndaj rritjes së dinamizmit ka ndryshuar gjithashtu mënyrën se si BE-ja është marrë me Ballkanin Perëndimor” tha Godfrey në Javën e NATO-s të Beogradit, raporton Tanjug. /Insajderi.org